Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 1 - Themelimi I Kishës Së Jezus Krishtit Në Jeruzalem, Jude , Samari Dhe Siri - Nën mbështetjen e Pjetrit, të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë (Veprat 1 - 12)
A - Rritja Dhe Zhvillimi I Kishave Të Hershme Në Jeruzalem (Veprat 1 - 7)
11. Pjetri dhe Gjoni burgosen dhe dërgohen në gjykatë për herë të parë (Veprat 4:1-22)VEPRAT 4:1-7 Kudo që shfaqet bekimi, ngjallet ferri. Jezusi e shëroi të gjymtuarin nëpërmjet Pjetrit dhe Gjonit. Turmat vrapuan dhe dëgjuan ungjillin se policia e Tempullit ndërhyri, sepse ata e konsideronin mrekullinë shkak për dyshim dhe mbledhjen e njerëzve një rrezik për sigurinë. Krah për krah me priftërinjtë dhe ata që kishin përgjegjësinë për ruajtjen e rendit në tempull, saducenjtë e arsimuar lëvizën me shpejtësi dhe nxitën popullin kundër peshkatarëve të padëmshëm që mësonin turmat pa leje, sepse saducenjtë mendonin se privilegji i të folurit në publik ishte i kufizuar vetëm për studiuesit dhe filozofët. Ishin veçanërisht të mërzitur dhe të pikëlluar sepse galileasit shpallën se Jezusi u ringjall nga të vdekurit në kundërshtim me besimin e tyre, pasi këta njerëz të shkolluar dhe të arsimuar mohonin doktrinën e ringjalljes dhe si pasojë dëshmia e ringjalljes së Krishtit u bë arsyeja kryesore për arrestimin e apostujve, të cilët u çuan nga policia e tempullit në burg, ku e kaluan natën e ftohtë duke u lutur, duke besuar dhe duke falënderuar Jezusin për triumfin e tij në shërimin e të çalit. Ata lavdëruan Zotin sepse ai u dha atyre mundësinë t'u drejtoheshin turmave në Tempull dhe u përgatitën me lutje për sprovën e të nesërmes. Predikimi i besimit të apostujve pati një ndikim të madh mbi turmat. Shumë besuan me zemër të thyer në Jezusin që u kryqëzua dhe u ringjall prej së vdekurish dhe morën faljen e mëkateve të tyre, kështu që numri i ndjekësve të Krishtit arriti në pesë mijë. Ata ishin kisha primitive. Nuk kishin asnjë katedrale, as një shtëpi pompoze, por vetë ishin të mbushur me Frymën e Shenjtë. Vetë Zoti banoi në ta dhe veproi nëpërmjet tyre. Shumë u mblodhën së bashku për t'u lutur për ata që u burgosën për hir të emrit të Jezusit. Të nesërmen u mblodh komiteti hetimor i Sinedrit, gjykata më e lartë e judenjve. Ky komitet përfshinte krerët e fisit të kryepriftit që ishin më aktivë kundër Jezusit dhe e dënuan personalisht me vdekje për blasfemi, sepse Biri i Perëndisë që qëndroi i lidhur në mes tyre u tha se më pas do ta shihnin Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit. Në fakt kjo Fuqi hyjnore veproi edhe një herë te dy apostujt me qartësi të vërtetë. Me qëndrimin e Pjetrit dhe të Gjonit përpara Kajafës dinak dhe Anan mbizotërues, Jezusi u dha përsëri përndjekësve dhe gjykatësve të tij një mundësi tjetër për t'u kthyer dhe penduar nga duart e apostujve të tij. Ajo që dëgjuan ishte shumë e rëndësishme, jo për apostujt por për gjykatësit, ndoshta ata mund të pendoheshinn dhe të besonin në Krishtin që u ringjall prej së vdekurish, Zotin e gjallë dhe triumfues. Ata që ishin mjeshtër në drejtimin e seancave gjyqësore nuk e morën shtruar me pyetjet prezantuese, por hynë drejtpërdrejt në pjesën thelbësore të çështjes. Ata i pyetën dishepujt se kush i dërgoi dhe çfarë lloj fuqie ishte në ta. Të njëjtën pyetje që i kishin bërë Gjon Pagëzorit dhe vetë Jezusit, sepse kishin ndier fuqinë e Perëndisë dhe kishin parë mrekullitë, por nuk i kuptonin fjalët e Frymës së Shenjtë dhe nuk e njihnin fuqinë e fjalës së Perëndisë, sepse u ngurtësuan ndaj zërit të Zotit dhe iu dorëzuan krenarisë, mendjemadhësisë dhe rreptësisë së tyre në dispozitat e ligjit. Është fatkeqësi e madhe të dëgjosh me veshë e të mos dëgjosh, dhe të shikosh me sy hapur e të mos shohësh. LUTJE: O Zot, hap zemrën time, derdh Shpirtin tënd në mendjen time dhe ndriço vullnetin tim që të mund ta dua fjalën tënde, të besoj në zbulesën tënde, të zbatoj urdhërimet e tua dhe të mos i rezistoj tërheqjes së dashurisë sate. Hapi gjithashtu veshët e njerëzve të kombit tonë dhe ndriçoi sytë e botës që ata të mund ta perceptojnë Jezusin, Shpëtimtarin, të besojnë në të dhe të marrin jetën e përjetshme. PYETJA:
|