Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Acts - 021 (Peter and John Imprisoned)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 1 - Themelimi I Kishës Së Jezus Krishtit Në Jeruzalem, Jude , Samari Dhe Siri - Nën mbështetjen e Pjetrit, të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë (Veprat 1 - 12)
A - Rritja Dhe Zhvillimi I Kishave Të Hershme Në Jeruzalem (Veprat 1 - 7)

11. Pjetri dhe Gjoni burgosen dhe dërgohen në gjykatë për herë të parë (Veprat 4:1-22)


VEPRAT 4:1-7
1 Ndërsa po i flisnin popullit, priftërinjtë, komandanti i tempullit dhe saducenjtë u turrën mbi ta, 2 të shqetësuar shumë që i mësonin popullit dhe predikonin në Jezusin ringjalljen prej së vdekurish. 3 Dhe i shtinë në dorë dhe i futën në burg deri të nesërmen, sepse tashmë ishte mbrëmje. 4 Megjithatë, shumë nga ata që e dëgjuan fjalën besuan; dhe numri i burrave ishte rreth pesë mijë. 5 Dhe ndodhi që të nesërmen krerët e tyre, pleqtë dhe skribët, 6 si dhe kryeprifti Ana, Kajafa, Gjoni dhe Aleksandri dhe të gjithë ata që ishin nga familja e kryepriftit, u mblodhën në Jeruzalem. 7 Dhe, mbasi i vunë në mes, pyetën: "Me ç'pushtet ose në emër të kujt e keni bërë këtë?"

Kudo që shfaqet bekimi, ngjallet ferri. Jezusi e shëroi të gjymtuarin nëpërmjet Pjetrit dhe Gjonit. Turmat vrapuan dhe dëgjuan ungjillin se policia e Tempullit ndërhyri, sepse ata e konsideronin mrekullinë shkak për dyshim dhe mbledhjen e njerëzve një rrezik për sigurinë. Krah për krah me priftërinjtë dhe ata që kishin përgjegjësinë për ruajtjen e rendit në tempull, saducenjtë e arsimuar lëvizën me shpejtësi dhe nxitën popullin kundër peshkatarëve të padëmshëm që mësonin turmat pa leje, sepse saducenjtë mendonin se privilegji i të folurit në publik ishte i kufizuar vetëm për studiuesit dhe filozofët. Ishin veçanërisht të mërzitur dhe të pikëlluar sepse galileasit shpallën se Jezusi u ringjall nga të vdekurit në kundërshtim me besimin e tyre, pasi këta njerëz të shkolluar dhe të arsimuar mohonin doktrinën e ringjalljes dhe si pasojë dëshmia e ringjalljes së Krishtit u bë arsyeja kryesore për arrestimin e apostujve, të cilët u çuan nga policia e tempullit në burg, ku e kaluan natën e ftohtë duke u lutur, duke besuar dhe duke falënderuar Jezusin për triumfin e tij në shërimin e të çalit. Ata lavdëruan Zotin sepse ai u dha atyre mundësinë t'u drejtoheshin turmave në Tempull dhe u përgatitën me lutje për sprovën e të nesërmes.

Predikimi i besimit të apostujve pati një ndikim të madh mbi turmat. Shumë besuan me zemër të thyer në Jezusin që u kryqëzua dhe u ringjall prej së vdekurish dhe morën faljen e mëkateve të tyre, kështu që numri i ndjekësve të Krishtit arriti në pesë mijë. Ata ishin kisha primitive. Nuk kishin asnjë katedrale, as një shtëpi pompoze, por vetë ishin të mbushur me Frymën e Shenjtë. Vetë Zoti banoi në ta dhe veproi nëpërmjet tyre. Shumë u mblodhën së bashku për t'u lutur për ata që u burgosën për hir të emrit të Jezusit.

Të nesërmen u mblodh komiteti hetimor i Sinedrit, gjykata më e lartë e judenjve. Ky komitet përfshinte krerët e fisit të kryepriftit që ishin më aktivë kundër Jezusit dhe e dënuan personalisht me vdekje për blasfemi, sepse Biri i Perëndisë që qëndroi i lidhur në mes tyre u tha se më pas do ta shihnin Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit. Në fakt kjo Fuqi hyjnore veproi edhe një herë te dy apostujt me qartësi të vërtetë.

Me qëndrimin e Pjetrit dhe të Gjonit përpara Kajafës dinak dhe Anan mbizotërues, Jezusi u dha përsëri përndjekësve dhe gjykatësve të tij një mundësi tjetër për t'u kthyer dhe penduar nga duart e apostujve të tij. Ajo që dëgjuan ishte shumë e rëndësishme, jo për apostujt por për gjykatësit, ndoshta ata mund të pendoheshinn dhe të besonin në Krishtin që u ringjall prej së vdekurish, Zotin e gjallë dhe triumfues.

Ata që ishin mjeshtër në drejtimin e seancave gjyqësore nuk e morën shtruar me pyetjet prezantuese, por hynë drejtpërdrejt në pjesën thelbësore të çështjes. Ata i pyetën dishepujt se kush i dërgoi dhe çfarë lloj fuqie ishte në ta. Të njëjtën pyetje që i kishin bërë Gjon Pagëzorit dhe vetë Jezusit, sepse kishin ndier fuqinë e Perëndisë dhe kishin parë mrekullitë, por nuk i kuptonin fjalët e Frymës së Shenjtë dhe nuk e njihnin fuqinë e fjalës së Perëndisë, sepse u ngurtësuan ndaj zërit të Zotit dhe iu dorëzuan krenarisë, mendjemadhësisë dhe rreptësisë së tyre në dispozitat e ligjit. Është fatkeqësi e madhe të dëgjosh me veshë e të mos dëgjosh, dhe të shikosh me sy hapur e të mos shohësh.

LUTJE: O Zot, hap zemrën time, derdh Shpirtin tënd në mendjen time dhe ndriço vullnetin tim që të mund ta dua fjalën tënde, të besoj në zbulesën tënde, të zbatoj urdhërimet e tua dhe të mos i rezistoj tërheqjes së dashurisë sate. Hapi gjithashtu veshët e njerëzve të kombit tonë dhe ndriçoi sytë e botës që ata të mund ta perceptojnë Jezusin, Shpëtimtarin, të besojnë në të dhe të marrin jetën e përjetshme.

PYETJA:

  1. Çfarë nënkupton takimi mes këshillit më të lartë dhe dy apostujve?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on July 14, 2023, at 03:54 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)