Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Romans - 005 (Identification and apostolic benediction)
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
Hapja: Përshendetja, Falenderime Zotit Dhe Theksi Mbi "Drejtësinë E Perëndisë" Si Moto E Letrës Së Tij (Romakëve 1:1-17)

a) Identifikimi dhe bekimi apostolik (Romakëve 1:1-7)


ROMAKËVE 1:7
7 Hir dhe paqe për ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.

Lutja apostolike, me të cilën Pali fillon shumicën e letrave të tij, është përmbledhja e njohurive të tij teologjike, përqendrimi i fuqisë së tij apostolike dhe kuptimi i bekimeve të tij të shumta, të cilat ai i derdh mbi lexuesit e tij. Pra, vëre vehten me vetëdije nën rrebeshin e hirit në këto fjalë dhe konsideroji ato në zemrën tënde që të jesh i pasur në Perëndinë. Mësoje bekimin apostolik përmendësh dhe kënaqu me të fjalë për fjalë.

Gjëja e parë që ju ofron apostulli është hiri i plotë, sepse jeni të humbur dhe të tmerruar, por Zoti ju do dhe nuk dëshiron t'ju shkatërrojë. Për shkak të vdekjes së Birit të tij të vetëm, ai, në vend që t'ju gjykojë, do t'ju shfajësojë. Hiri është forma e ligjshme e dashurisë së Perëndisë. I Shenjti vazhdon të jetë i drejtë, edhe nëse ju shfajëson ju që nuk jeni të denjë për t'u shfajësuar. Të gjitha dhuratat e Perëndisë janë tuajat dhe të gjitha përgjigjet e lutjeve tuaja nuk janë veçse një favor, sepse ju nuk meritoni asgjë tjetër veç zemërimit.

Megjithatë, gjendja jonë ndaj Zotit është ndryshuar që nga vdekja e Krishtit; pasi dikur kishte një armiqësi midis Perëndisë dhe mëkatarëve, por tani mbizotëron paqja për shkak të pajtimit në kryq. I Shenjti i përjetshëm nuk do të na shkatërrojë aspak. Fjalët e para që tha Krishti pas ringjalljes së tij ishin: “Paqja qoftë me ju”. Ai i përmbushi të gjitha kërkesat e Ligjit dhe nuk ka më ankesa kundër nesh përpara Perëndisë, për shkak të gjakut të Krishtit, i cili na pastron. Një epokë e re filloi me paqen e vërtetë që banon në zemrat e pastruara.

Kushdo që pranon hirin gjithëpërfshirës të Krishtit dhe jeton në paqe me Perëndinë, e njeh mrekullinë e madhe se Krijuesi dhe i Plotfuqishmi nuk është një tiran që kërkon ta adhurojmë me dridhje, por ai është Ati ynë që na do dhe kujdeset për ne. Ai nuk na lë, por na paraprin pafundësisht. Nuk ka asnjë fjalë në Dhjatën e Re më të bukur se "Perëndia, Ati ynë". Këtë njohuri teologjike e ka sjellë vetë Krishti. Nocioni i atësisë së Perëndisë është gjëja e re e fesë sonë. Për më tepër, qëllimi i kryqit është vetëm të na pastrojë që të meritojmë birësimin, lindjen e dytë dhe banimin e jetës së përjetshme në ne, në mënyrë që Perëndia të jetë me të vërtetë Perëndia ynë dhe ne fëmijët e tij.

A e njihni Jezu Krishtin? A e njohët madhështinë dhe përulësinë e tij? Ai është edhe njeri edhe Zot në personin e tij. Ai e zbrazi lavdinë e tij dhe u përul për të na shpenguar. Dhe kur e përfundoi shlyerjen për mbarë njerëzimin, ai u ngjit tek Ati i tij, ku ulet në të djathtën e tij, shumë i nderuar, sepse është i vetmi që mund ta pajtojë botën me Perëndinë. Kjo është arsyeja pse ai trashëgoi autoritetin e Perëndisë. Ai është vetë Zoti. A është ai edhe Zoti juaj? Ai dëshiron të ketë autoritet mbi jetën tuaj, t'ju pastrojë, shenjtërojë dhe t’ju dërgojë sipas pëlqimit të tij.

LUTJE: O At qiellor, Ti je Ati im në Jezu Krishtin. Më zgjodhe mua të humburin dhe të papastrin për të qenë një fëmija yt. Unë bie me fytyrë, të adhuroj dhe të dua, duke dhënë jetën time, paratë e mia, forcën time dhe kohën time ty dhe Birit tënd. Bëj ç'të duash që të mos turpërohem për ty, por lavdëroje atësinë tënde me sjellje të denjë për emrin tënd. Faleminderit sepse dërgove Birin tënd Jezusin për të shpëtuar të gjithë mëkatarët. Unë të adhuroj me lavdërim të përjetshëm.

PYETJA:

  1. Cilin pohim në bekimin apostolik e konsideron si më të rëndësishmin dhe më të efektshmin në lidhje me jetën tënde?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on November 25, 2024, at 02:45 AM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)