Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
This page in: -- Afrikaans -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bengali -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Hebrew -- Hindi -- Igbo -- Indonesian -- Javanese -- Kiswahili -- Malayalam -- Polish -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Yiddish -- Yoruba
Previous Lesson -- Next Lesson ROMAKËVE - Zoti Është Drejtësia Jonë
Studime në Letrën e Palit drejtuar Romakëve
Hapja: Përshendetja, Falenderime Zotit Dhe Theksi Mbi "Drejtësinë E Perëndisë" Si Moto E Letrës Së Tij (Romakëve 1:1-17)
a) Identifikimi dhe bekimi apostolik (Romakëve 1:1-7)ROMAKËVE 1:1 Kur lindi Pali, atij iu dha emri i Saulit, mbretit krenar dhe anëtar i fisit të Beniaminit. Por, kur persekutuesi i kishës e kishte parë lavdinë e Krishtit, e kuptoi se ai ishte një hiç. Më pas ai pranoi emrin “Pal”, që do të thotë “i vogli” dhe e nisi letrën e tij të famshme me fjalët: Unë, i vogli, jam skllav i Jezu Krishtit. Në deklaratën e tij se ai ishte një skllav i Krishtit, Pali kishte pranuar të humbiste lirinë e tij dhe t'i nënshtrohej plotësisht zotërisë së tij, pasi ishte zbrazur dhe përulur vullnetarisht dhe kishte vdekur ndaj fodullëkut të tij; dhe prandaj ai jetoi për motivet e shpirtit të Krishtit dhe përmbushi vullnetin e Zotit të tij me gëzim të madh. Kjo do të thotë se vet Krishti i gjallë është shkruesi i kësaj letre drejtuar Romakëve, pasi ia ka zbuluar atë shërbëtorit të tij që e dëgjon. Megjithatë, kjo zbulesë nuk iu bë Palit kundër vullnetit të tij, por me dëshirë dhe në mënyrë të pëlqyeshme, sepse Krishti nuk i robëron besimtarët e tij, por i lë në lirinë e tyre, të besojnë dhe të duan, madje edhe të jenë të pavarur prej tij. Megjithatë, ata nuk duan të ndahen prej tij, sepse ai është burimi i dashurisë. Ata zhyten më tepër në Të. Pali u lartësua në një gradë të lartë dhe pozitë dinjiteti dhe nderi nëpërmjet përulësisë së tij si skllav i Krishtit, sepse Zoti i tij e kishte thirrur të ishte një apostull i tij për të përhapur mbretërinë e tij midis kombeve, duke i siguruar atij autoritet dhe të drejta, si mbretërit dhe presidentët fuqizojnë dhe autorizojnë ambasadorët e tyre me kusht që të mbajnë vazhdimisht kontakte dhe në marrëveshje me ta. Si i tillë, Krishti ju thërret sot drejtpërdrejt në shërbimin e tij. Pra, hapeni zemrën tuaj ndaj thirrjes së Jezusit dhe përkushtojuni plotësisht atij pa vonesë, me nënshtrim dhe përulësi, që fuqia e tij të kalojë nga ju te të tjerët. Si ambasadori i Krishtit te kombet, Pali mund ta ndryshonte botën me letrat e tij. Askush, pas Krishtit, nuk është më i madh se Pali "i vogli". Cili ishte lajmi i mirë i Palit, shërbëtorit të Krishtit? Nuk ishte veçse ungjilli i lavdishëm i Perëndisë. Pali nuk erdhi me mendimet e tija, por ia sqaroi të vetmin ungjill botës së mjerë. Fjala "ungjill" ishte e njohur për romakët në atë kohë. Përdorej në shtëpinë e Çezarit romak për njoftime zyrtare, d.m.th kur i lindte një fëmijë, ose kur fitonte mbi armiqtë. Kështu, fjala nënkupton një shpallje të lajmit të mirë në nivelin e familjes mbretërore. Megjithatë, Pali u solli njerëzve lajmin e mirë të Perëndisë, duke dëshmuar praninë e Krishtit, fitoren e tij mbi fuqitë kundërshtare dhe rezultatet e shpëtimit të tij, që dëgjuesit të mund të shenjtëroheshin dhe të hynin në drejtësinë hyjnore. Zoti i shenjtë e ndau Palin avokatin dhe e çliroi nga skllavëria e të ligut, që ai të çlironte ata që vunë qafën e tyre nën zgjedhën e rëndë të ligjit duke u mbajtur pas veprave të mira dhe t'i çonte në epokën e hirit, që të mos shpengojnë vetveten, por të hyjnë në qiell nëpërmjet Krishtit, i cili është dera e vetme që të çon tek Ati i tij. LUTJE: O Zoti Jezus Krisht, ne të falënderojmë sepse e thirre shërbëtorin tënd Pal dhe e dërgove në botë që ne të dëgjojmë fjalën tënde nëpërmjet tij. Na fal fodullëkun dhe vetëkënaqësinë tonë dhe na ndihmo të përulemi, të bëhemi skllevër të dashurisë sate dhe të përmbushim vullnetin e mirësisë sate me të gjithë besimtarët e botës. PYETJA:
|