Waters of LifeBiblical Studies in Multiple Languages |
|
Home Bible Treasures Afrikaans |
Home -- Albanian -- Acts - 123 (Continuing the Journey to Rome; Beginning of Paul’s Ministries at Rome)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Ukrainian? -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba
VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 2 - Rrëfime Rreth Predikimit Mes Johebrenjve Dhe Themelimi I Kishave Nga Antiokia Në Romë - Nëpërmjet shërbesës së Palit, Apostulli I dërguar nga Fryma e Shenjtë (Veprat 13 - 28)
F - Lundrimi Nga Çezarea Në Romë (Veprat 27:1 - 28:31)
4. Vazhdimi i udhëtimit për në Romë në pranverë (Veprat 28:11-14)VEPRAT 28:11-14 Çfarë mrekullie e madhe! Zoti nuk e theu anijen gjatë furtunës në detin e tërbuar, as nuk e drejtoi atë në një breg të panjohur, të rrezikshëm, por i çoi të humburit në ishullin e famshëm të Maltës, në të cilin shumë anije kalonin dimrin. Në mes të shkurtit, anijet filluan përsëri të lundrojnë nëpër botë. Pali nuk kishte frikë të hipte në një anije që kishte si figurë bijtë e Zeusit, duke caktuar dy vëllezërit binjakë që konsideroheshin si hyjnitë mbrojtëse të marinarëve, sepse apostulli e dinte se të gjithë perënditë dhe idhujt ishin kotësi dhe pluhur. Vetëm Zoti është i Madhi. Kështu udhëtuan për në Sirakuzë, kryeqyteti i ishullit të Siçilisë dhe prej andej arritën në këmbën e Italisë. Pastaj vazhduan duke kaluar nga Stromboli, derisa arritën në Vezuv. Më pas erdhën në Pocuoli, një port detar afër Napolit. Atje të krishterët jetonin si vëllezër në besim dhe kur apostulli erdhi tek ata, e pritën atë dhe shokët e tij të shumtë dhe i mbajtën një javë të tërë. Nga kjo pritje shohim se Pali nuk ishte i panjohur në Itali. Ai njihej si ambasadori i Krishtit kudo që shkonte. Gjithashtu nga kjo shoqëri pranë Napolit, duket se Julius centurioni ishte bërë Kristian, sepse besimi i Palit, paqja shpirtërore, dashuria e durueshme për njerëzit dhe fuqia shpirtërore i kishin bërë përshtypje këtij oficeri saqë ai u bë ndjekës i të burgosurit dhe jo anasjelltas. Çfarë triumfi i madh për Krishtin! Kompania e madhe eci prej andej në rrugën e gjerë që të çonte në Romë. Luka dhe Aristarku nuk e lanë apostullin, por i qëndruan besnikë në bashkësinë e vuajtjeve. Me ata tre besimtarë, korteu triumfues i Krishtit mbërriti në kryeqytetin e kulturës së asaj kohe. LUTJE: Ne të adhurojmë Zoti ynë Jezu Krisht, sepse portat e Hadesit nuk mund të të ndalojnë ty. Ne të falënderojmë që ke mbajtur Palin dhe shoqërinë e tij dhe për bekimet e tua për të gjithë ata që ishin në anije me ta. Na ruaj në emrin tënd që të bëhemi bekim për shumë njerëz.
5. Fillimi i shërbesave të Palit në Romë (Veprat 28:15-31)VEPRAT 28:15-16 Pali njihej në kishën e Romës. Ata dinin edhe detajet e mendimeve të tij, sepse ai u kishte shkruar besimtarëve atje letrat e tij më të famshme, të cilat janë shkolla e gjithë krishtërimit edhe sot. Vëllezërit në Romë ishin tregtarë, hebrenj helenistë, ushtarë besimtarë dhe skllevër të rigjeneruar. Ata u nisën për të mirëpritur Palin dhe shoqërinë e tij. Shkuan drejt tyre dhe i pritën larg dyerve të qytetit. Pali mori zemër sepse kishte dashur me gjithë zemër të predikonte në bashkëpunim me këtë kishë gjithë Italinë dhe Spanjën dhe mbarë botën. Mirëpritja e tyre vëllazërore iu shfaq si një derë e hapur e përgatitur nga Perëndia. Ai falënderoi Zotin për gjithë këtë zhvillim në transportimin e Ungjillit në botë. Në Romë, Pali u burgos me privilegje të mira. Megjithatë, ai mbeti natë e ditë i lidhur me zinxhir nga kyçi i dorës me një ushtar që vëzhgonte të gjitha fjalët dhe sjelljen e tij. Pali nuk predikoi si njeri i lirë, por në një formë të përulur si i burgosur dhe shërbëtor i Krishtit për të madhëruar lavdinë e Zotit të tij në dobësinë e tij. VEPRAT 28:17-27 Luka nuk na tregon asgjë në lidhje me gjyqin e Palit në Romë, si jetoi ai atje dhe si vdiq, sikur personi i Palit të mos ishte aspak i rëndësishëm për Ungjillin, si arriti në Romë dhe predikoi publikisht plot qartësi. Fundi i Librit të Veprave të Apostujve nuk janë personat e shenjtë, por përparimi i Ungjillit dhe veprave të Krishtit në mbarë botën. Pali e filloi shërbimin e tij si zakonisht në sinagogën e judenjve. Ai i ftoi krerët dhe njerëzit e shquar në shtëpinë e tij me qira dhe u tregoi se ishte miku i tyre dhe jo armiku i tyre, megjithëse këshilli më i lartë i judenjve ishte ankuar kundër tij deri në vdekje dhe ua dorëzoi romakëve padrejtësisht. Pali dëshmoi pafajësinë e tij dhe gatishmërinë e romakëve për ta liruar. Përkundër kësaj, ai nuk erdhi në Romë as për t'u hakmarrë, as për të paraqitur ankesën e tij para Cezarit si romak kundër bashkatdhetarëve të tij, por e konsideroi veten si një me kombin e tij, i lidhur me ta me shpresën e gjallë se Krishti po vjen nga Perëndia që shpëton dhe jep paqe universale. Pali tha se për shkak të besimit të tij në Jezusin ai ishte i lidhur me zinxhirë. Ai u tregoi atyre zinxhirët si një dëshmi e dashurisë së tij në Krishtin. Kur hebrenjtë në Romë vëzhguan problemet e thella fetare dhe rreziqet politike që i rrethonin në lidhje me emrin e Palit, fillimisht dëshmuan se nuk kishin marrë asnjë ankesë kundër Palit nga Jeruzalemi dhe asnjëri prej tyre nuk kishte dëgjuar ndonjë gjë të keqe për të në Romë, në kundërshtim me akuzat e hebrenjve në Palestinë se ai ishte një nxitës telashesh në të gjithë botën. Megjithatë, hebrenjtë e rangut në Romë konfirmuan se krishtërimi konsiderohej si ndarje nga judaizmi dhe një kundërshtim kundër judaizmit kudo dhe se kundërshtimi kundër Ungjillit ishte një provë e drejtësisë së tij. Për këto arsye, judenjtë në Romë ishin të kënaqur që një ekspert i ligjit dhe një farise i Jeruzalemit kishte ardhur tek ata në personin e Palit, i cili rrëfeu personalisht emrin e Jezusit dhe ata i kërkuan atij një deklaratë të qartë të së vërtetës së Krishtit në një tjetër takim të rëndësishëm. Një ditë një numër i madh hebrenjsh erdhën në shtëpinë e Palit dhe ai u shpjegoi atyre marrëdhënien midis mbretërisë së Perëndisë dhe Jezusit që është Mbreti qiellor. Ky mendim ishte i vështirë për ta. Disa nuk mund të besonin se Biri i Perëndisë mund të bëhej një njeri i thjeshtë dhe se duhej të vdiste në pemën famëkeqe, në mënyrë që njerëzit e mbretërisë së tij të mund të pranoheshin në bashkësi me Perëndinë. Pa pastrim me gjakun e Krishtit nuk ka hyrje në mbretërinë e Perëndisë. Zoti është vet Dera. Ai është i Lavdishmi që ulet në të djathtën e Atit. Lavdia e tij ishte e fshehur në tokë, por personi i tij përmbante të gjitha potencialet e mbretërisë së tij, potencialet, virtytet dhe fuqinë, të cilat janë përhapur sot në kishën e tij. Në ardhjen e Krishtit do të duket se mbretëria e Perëndisë nuk është Izraeli, por të gjithë ata që besojnë në Krishtin qoftë me origjinë hebraike ose johebrenj e mbajnë këtë mbretëri thellë në zemrat e tyre. Pali nuk filozofoi, as nuk solli mendimet e tij pompoze, por vërtetoi Ungjillin e tij nga Ligji dhe Profetët dhe shpjegoi premtimet e lavdishme për Krishtin si ngushëllimet e Perëndisë në kërkesat e ligjit. Besimi në Krishtin dhe jo mbajtja e ligjit të papërsosur, shpëton mëkatarët dhe të humburit. Disa nga judenjtë dëgjuan me kujdes dhe u pritën mirë ndaj tërheqjes së Frymës së Shenjtë, por të tjerë ngurtësuan zemrat e tyre gradualisht dhe nuk ranë dakord të besonin. Aty ku njeriu nuk i bindet me dashuri Ungjillit të shpëtimit, njohuria dhe fuqia e Zotit nuk rriten tek ai, por zhvillohet e kundërta. Ai bëhet i shurdhër ndaj Ungjillit të shpëtimit dhe i paaftë për të njohur Shpëtimtarin. Rrjedhimisht ai bie në kundërshtim me Krishtin. Ai nuk e ndjen tërheqjen e Shpirtit të butë, sepse nuk i është bindur që në fillim rrugës së drejtimit të tij dhe nuk ka qënë i gatshëm t'i nënshtrohet Perëndisë. Po ti? A je armik i Perëndisë, apo një i krishterë i dashur dhe i përulur? VEPRAT 28:28-31 Zëri i Palit tingëllonte si një bori me emblemën e epokës sonë të re mbi kokat e judenjve të ndarë. Perëndia dërgon shpëtimin e tij te johebrenjtë. Por populli hebre e kishte refuzuar hirin e Krishtit. Tani e tutje Fryma e Shenjtë do të hapë zemrat e të gjithë johebrenjve të përgatitur që ata të mund të marrin veshë të rinj për të dëgjuar fjalën e Perëndisë dhe që të mund të marrin një fuqi të re për të zbatuar urdhërimet dhe jo për t'u bërë shërbëtorë të ligjit dhe nga gjykimet e tij të shumta. Ata janë fëmijët e Perëndisë që Krishti i kishte blerë me gjakun e tij të çmuar nga tregu i skllevërve të mëkatit dhe i kishte shenjtëruar me lavdinë e Frymës së Shenjtë të përjetshme. Pali shërbeu dy vjet të tëra në Romë, si mësues, predikues, profet dhe apostull. Nuk kërkonte mundësitë e mbledhjeve të mëdha, as predikimit nëpër rrugica, por natë e ditë ishte i lidhur me një ushtar me zinxhir. Si i tillë, ai foli me individët që e vizituan dhe dëshmoi fuqinë e Perëndisë, megjithëse ishte i sigurtë se i Shenjti ishte në gjendje t'i lironte zinxhirët me një fjalë. Ai i mbajti zinxhirët pa u ankuar dhe pa në to një shenjë të bujarisë së Atit të tij. Pali qëndroi më shumë se shtatëqind ditë në Romë, duke shpjeguar pasurinë e hirit të Jezusit që i ishte shfaqur si një Zot i gjallë e i lavdishëm pranë Damaskut. Apostulli nuk e kërkoi lavdinë e tij, as nuk e lartësoi emrin e tij personal, i cili nuk shfaqet më në vargjet e fundit të Veprave të Apostujve. Apostulli i johebrenjve kishte një qëllim që është të përlëvdonte Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë. Ai e kreu këtë detyrë me guxim, pa vonesë dhe Krishti hapi një derë të gjerë përpara tij. Askush nuk mund ta pengonte atë të përçonte mesazhin e triumfit të Krishtit për këdo që dëshironte të dëgjonte dhe të besonte. Sa e habitshme! Nuk lexojmë asgjë për rritjen dhe përhapjen e kishës në Romë dhe nuk gjejmë ndonjë përmendje të Pjetrit, apo papëve të tjerë, sepse kjo ishte një gjë dytësore. E vetmja gjë e rëndësishme ishte thirrja e Ungjillit dhe mbërritja e mesazhit të tij në çdo vend të botës. Mesazhi duhet të vazhdojë, edhe nëse apostujt kanë vdekur. Ka të ngjarë që Teofili, zyrtari i shquar romak, e ka njohur Palin personalisht në Romë dhe e ka ndihmuar gjatë gjyqit të tij. Gjithashtu ai i kërkoi Lukës të përpilonte Ungjillin dhe Librin e Veprave të Apostujve që të mund të njihte saktësisht zhvillimin e krishtërimit që nga fillimi deri në përhapjen e tij në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse Luka nuk e pa të nevojshme të shkruante asgjë për situatat e Palit në Romë, sepse Teofili e kishte njohur atë personalisht. Vëlla i dashur, tani që kemi ardhur në fund të interpretimit të Librit të Veprave të Apostujve dhe kemi dëshmuar para teje lavdinë e Krishtit të gjallë dhe shpëtimin e tij të qartë, ne vendosim pishtarin e Ungjillit në dorën tënde, duke të thënë: “Vazhdoje historinë e veprave të apostujve dhe çoje Ungjillin e shpëtimit në rrethinat e tua, që shumë të mund të shpëtohen. Jezusi i gjallë po të thërret dhe Zoti yt është gati të të shoqërojë. Pra, çfarë të pengon të nisesh? A e sheh përparimin ngadhënjimtar të Krishtit duke kaluar në mes të kombit tënd? Beso, lutu dhe gëzohu, sepse Zoti yt i gjallë të paraprin dhe të pret. LUTJE: O Atë qiellor, ne të adhurojmë dhe gëzohemi, sepse Biri yt na pajtoi me ty dhe Fryma e Shenjtë gjeti një kishë të gjallë në të gjithë popujt në çdo kohë. Ne të falënderojmë që na thirre kur ishim akoma mëkatarë, që të bëhemi një hallkë në zinxhirin e veprave të apostujve, që forca jote të madhërohet në dobësinë tonë. Ne besojmë se mbretëria jote vjen në rrethinën tonë dhe se vullneti yt bëhet në mes të kaosit të botës sonë. Shpëto shumë, na nxit në një shërbim të vërtetë dhe na ruaj nga i ligu. Amen. PYETJA:
PYETËSOR - 8I dashur lexues, Një çertifikatë të njohurive të avancuara mbi si një inkurajim për shërbesën tënde. Të lutemi mos harro të shkruash qartë emrin dhe adresën tënde mbi fletën e përgjigjeve.
Ne të inkurajojmë të plotësosh me ne pyetjet mbi Veprat e Apostujve në mënyrë që të marrësh një thesar të përjetshëm. Presim përgjigjet e tua dhe lutemi për ty. Adresa jonë është: Waters of Life Internet: www.waters-of-life.net |