Home
Links
Bible Versions
Contact
About us
Impressum
Site Map


WoL AUDIO
WoL CHILDREN


Bible Treasures
Doctrines of Bible
Key Bible Verses


Afrikaans
አማርኛ
عربي
Azərbaycanca
Bahasa Indones.
Basa Jawa
Basa Sunda
Baoulé
বাংলা
Български
Cebuano
Dagbani
Dan
Dioula
Deutsch
Ελληνικά
English
Ewe
Español
فارسی
Français
Gjuha shqipe
հայերեն
한국어
Hausa/هَوُسَا
עברית
हिन्दी
Igbo
ქართული
Kirundi
Kiswahili
Кыргызча
Lingála
മലയാളം
Mëranaw
မြန်မာဘာသာ
नेपाली
日本語
O‘zbek
Peul
Polski
Português
Русский
Srpski/Српски
Soomaaliga
தமிழ்
తెలుగు
ไทย
Tiếng Việt
Türkçe
Twi
Українська
اردو
Uyghur/ئۇيغۇرچه
Wolof
ייִדיש
Yorùbá
中文


ગુજરાતી
Latina
Magyar
Norsk

Home -- Albanian -- Acts - 006 (The Select Group)
This page in: -- ALBANIAN -- Arabic -- Armenian -- Azeri -- Bulgarian -- Cebuano -- Chinese -- English -- French -- Georgian -- Greek -- Hausa -- Igbo -- Indonesian -- Portuguese -- Russian -- Serbian -- Somali -- Spanish -- Tamil -- Telugu -- Turkish -- Urdu? -- Uzbek -- Yiddish -- Yoruba

Previous Lesson -- Next Lesson

VEPRAT - Përparimi Ngadhënjimtar I Krishtit
Studime nga Veprat e Apostujve
PJESA 1 - Themelimi I Kishës Së Jezus Krishtit Në Jeruzalem, Jude , Samari Dhe Siri - Nën mbështetjen e Pjetrit, të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë (Veprat 1 - 12)
A - Rritja Dhe Zhvillimi I Kishave Të Hershme Në Jeruzalem (Veprat 1 - 7)

3. Grupi i zgjedhur që priti Frymën e Shenjtë (Veprat 1:13-14)


VEPRAT 1:13-14
13 Dhe, si u kthyen në qytet, u ngjitën në dhomën e sipërme ku rrinin Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea; Filipi dhe Thomai; Bartolomeu dhe Mateu; Jakobi, bir i Alfeut dhe Simoni i Zellshmi; dhe Juda, i biri i Jakobit. 14 Të gjithë këta ngulmonin me një mendje të vetme në lutje dhe përgjërim, me gratë dhe me Marinë, nënën e Jezusit dhe me vëllezërit e tij.

Jezusi i kishte urdhëruar dishepujt e tij të përparonin në gjithë botën. Sa e mrekullueshme! Ata nuk u nisën thjesht me fuqinë e tyre, as nuk folën fjalë boshe me gojëtari njerëzore, por u izoluan për lutje dhe zbatuan urdhrin e dytë të Krishtit, që është të presin Premtimin e Atit. Ankthi i botës është i tmerrshëm dhe turmat e të vdekurve në mëkate janë si një rrebesh. Mjerë besimtarët që synojnë t’i predikojnë botës me urtësinë e tyre personale, sepse do të bien në rrjedhën kryesore të epokës sonë dhe sigurisht do të fundosen. Mos mendoni se mund të ndreqni dikë, ose të drejtoni dikë te Krishti nëpërmjet aftësive tuaja personale ose zgjuarsisë suaj të mprehtë. Heshtni dhe lutuni duke pritur veprën e Perëndisë. Kini parasysh se historia e veprave të apostujve filloi me lutje, dhe jo me fjalë të mëdha. Vepra e parë e apostujve të Krishtit ishte lutja dhe pritja. Ata e dinin mirë se aftësia jonë nuk do të sillte asnjë rezultat, sepse të gjithë po shkojmë me shpejtësi drejt humbjes. Por Njeriu i vërtetë, i zgjedhur nga Perëndia, përpiqet për ne. Ju pyesni se kush është fituesi i vetëm? Emri i tij është Jezu Krishti. Ai është i vetmi që shpëton, shpengon dhe fiton. Ne ndjekim hapat e tij dhe dëshmojmë triumfin e tij.

Dishepujt nuk u tërhoqën në një shpellë apo shkretëtirë, as nuk medituan mbi misteret e universit në mënyrë pesimiste, duke parë me përbuzje botën e urrejtjes, por u takuan dhe u lutën në bashkësi dhe iu kushtuan vazhdimisht lutjes së bashku. Përmbajtja e takimeve të tyre ishte lutje e përbashkët. Lavdëruan Perëndinë për veprat e Jezusit që kishin përjetuar, u penduan sinqerisht për dështimin e tyre, kthyen në lutje përvojat dhe pritjet e tyre dhe i folën Atit të tyre qiellor për të gjitha shqetësimet e jetës së tyre, duke falënderuar, rrëfyer, duke kërkuar dhe duke u përgjëruar. Lutja ishte puna, profesioni dhe përpjekja e tyre kryesore.

Dhoma e sipërme ishte ndoshta vendi i takimit. Mund të ketë qenë skena e Darkës së Fundit ku Jezusi hëngri Pashkën me dishepujt e tij dhe u tha atyre se ashtu si buka hynte në barkun e tyre, ai do të banonte në ta dhe sikurse vera hynte në venat e tyre, kështu gjaku i tij ua pastronte gjakun dhe ata vet plotësisht që qënia e tyre të mund të ripërtërihej me të vërtetë nëpërmjet qendërzimit të tij në ta.

Cilët ishin burrat që u bashkuan me Krishtin në një besëlidhje të re në këtë dhomë, të cilët ndoqën vazhdimisht mbledhjet në këtë qendër të shenjtë? Së pari, dallojmë Pjetrin, peshkatarin e nxituar, aktiv, i cili mohoi Zotin e tij dhe mori faljen e tij nëpërmjet një takimi personal me atë që u ringjall prej së vdekurish. Ai përmendet i pari në mes të emrave të apostujve, sepse i ishte besuar nga Zoti i tij të kryesonte shokët e tij dhe të fliste për ta. Pranë tij, shohim Gjonin, dishepullin zemërbutë, të qetë, të mirë dhe të ri, i cili dikur mbështetej në kraharorin e Jezusit. Ai pa lavdinë e Zotit dhe dëshmoi për të më shumë se kushdo tjetër. Pranë tij u lut vëllai i tij Jakobi, i cili dëshironte të ulej në të djathtën e Birit të Perëndisë në mbretërinë e tij dhe u bë martiri i parë midis të pranishmëve, duke përlëvduar Krishtin në vdekjen e tij. Jakobi ishte mik i Andreas, njeriu i madh që besoi në Krishtin përpara të gjithëve dhe e udhëhoqi vëllanë e tij Pjetrin menjëherë te Shpëtimtari (Gjoni 1:40-41). Midis atyre që po luteshin ishte Filipi, një nga dishepujt e hershëm, të cilin Jezusi e kërkoi dhe e gjeti dhe e thirri me një fjalë: “Ndiqmë” (Gjoni 1:43-45). Ai kërkoi menjëherë mikun e tij "Natanael", i quajtur gjithashtu "Bartolome", i cili ishte ulur nën një fik, duke derdhur zemrën e tij përpara Perëndisë. Krishti e pa nga larg dhe e thirri për lutje të vazhdueshme që ai dhe shokët e tij të shihnin qiellin e hapur dhe engjëjt duke u ngjitur dhe zbritur mbi Birin e njeriut dhe pasuesit e tij.

Në këtë rreth të gjashtë dishepujve të parë nga Betsaida e Galilesë, gjejmë Thomain të liruar nga telashet. Ky skeptik dikur kritik kishte marrë nëpërmjet pyetjeve të tij therëse një njohuri më të thellë për Perëndinë sesa të gjithë dishepujt e tjerë saqë ai adhuroi Jezusin duke thirrur: "Zoti im dhe Perëndia im!" Midis atyre që prisnin Frymën e Shenjtë, shohim edhe Mateun, taksambledhësin, tregtarin, llogaritarin dhe përkthyesin e aftë që iu përgjigj thirrjes së Krishtit me bindje, mblodhi fjalët e tij, përshkroi veprat e tij dhe e lavdëroi me ungjillin e tij të lavdishëm që ne të mbushemi me fuqinë që i ishte dhuruar atij edhe sot. Nuk dimë shumë për jetën e tre apostujve të tjerë. Si të tjerët, ata morën fuqi nga Jezusi për të shëruar të sëmurët dhe për të dëbuar demonët. Ata u gëzuan sepse emrat e tyre ishin shkruar në qiell. Kështu e lavdëruan Jezusin me ungjillin e shpëtimit në rrethinat e tyre. Nuk dimë shumë detaje për jetën e tyre. Megjithatë, kjo nuk është e rëndësishme, sepse Luka nuk donte të përshkruante të gjitha veprat e apostujve, por solli në pah veprën e Krishtit të gjallë në apostujt e tij të nderuar. Ata hapën zemrat e tyre ndaj udhëzimit të tij dhe u lutën të gjithë.

Sa e mrekullueshme! Në bashkësinë e lutjeve shohim edhe gra që morën pjesë në këto seri takimesh. Ishin ato që qëndruan të vetme pranë kryqit dhe u ngarkuan nga Zoti për të sjellë lajmin e mirë të ringjalljes së tij në ditën e parë të javës. Ato prisnin me gjithë të tjerët zbritjen e fuqisë së Frymës së Shenjtë që ishte përgatitur pa dallim jo vetëm për burrat, por edhe për gratë . Maria, nëna e Jezusit ishte në bashkësinë e atyre që prisnin Premtimin e Atit. Kjo është hera e fundit që ajo përmendet në Dhjatën e Re. Ajo nuk u shfaq si mbretëresha e qiellit, por si një lutëse e përulur që kishte nevojë për fuqinë e Frymës së Shenjtë.

Luka, ungjilltari që e njihte personalisht nënën e Jezusit dhe e pyeti për Birin e saj, gjithashtu dëshmoi qartë se Jezusi kishte vëllezër që tashmë e kishin penguar të kryente punën e tij si Shpëtimtar, që të mos refuzohej e gjithë familja nga kombi (Mateu 13:55; Marku 3:21; 31-35; 6:3; Gjoni 7:3-8). Por pas ringjalljes së tij, Jezusi iu shfaq vëllait të tij Jakobit (1 Korintasve 15:7), i cili u trondit aq shumë nga hyjnia e Jezusit, saqë solli pjesën tjetër të vëllezërve të tij në rrethin e apostujve. Ata u lutën së bashku, u kthyen në besim dhe pritën Premtimin e Atit. Pas kësaj, Jakobi u mbush me Frymën e Shenjtë. Ai u bë model lutjesh dhe një nga shtyllat e Kishës së Hershme (Veprat 12:17; 15:13; Galatasve 2:9). ` Ai që u ringjall prej së vdekurish bashkoi pjesën më të mirë të ndjekësve të tij, gratë besnike dhe familjen e tij sipas lidhjes së gjakut tërësisht në një kishë që lutej. Kështu ata u bënë të gjithë një zemër e një shpirt dhe u përpoqën së bashku në lutje. A luteni në bashkësinë e vëllezërve dhe motrave me gjithë mallin dhe vendosmërinë tuaj? Apo lutesh vetëm? Grupi më i mirë i lutësve është pikënisja e veprave të apostujve dhe e gjithë kishës.

LUTJE: O Zoti Jezu Krisht, ne të falënderojmë që apostujt e tu nuk e ndërtuan mbretërinë tënde me fuqinë dhe mençurinë e tyre, por u lutën së bashku duke pritur Premtimin e Atit dhe fuqinë e autoritetit tënd. Na mëso të lutemi dhe të presim fuqinë tënde me besnikëri, duke iu nënshtruar njëri-tjetrit.

PYETJA:

  1. Cilët ishin ata që u mblodhën për lutje të vazhdueshme?

www.Waters-of-Life.net

Page last modified on July 14, 2023, at 12:48 PM | powered by PmWiki (pmwiki-2.3.3)